E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kombëtarja do të luaj  një ndeshje miqësore me Uzbekistanin në “Air Albania
Lajme

Kombëtarja do të luaj një ndeshje miqësore me Uzbekistanin në “Air Albania

Kombëtarja shqiptare do të luajë një takim miqësor pak ditë përpara nisjes së fushatës kualifikuese të Europianit 2024, ku do të luajë me Poloninë e Levandovskit.

SHQIPERIA 1

Mësohet nga burime pranë FSHF-së, se trajneri Silvinjo do ta nisë aventurën e tij në “Air Albania”, me një miqësore me kombëtaren e Uzbekistanit.

Ende nuk është bërë zyrtare, por federata është në negociata për të lënë një takim të tillë dhe shumë shpejt do të publikojë edhe lajmin, për ndeshjen që do të luhet më datë 24 mars.

Caktimi i një ndeshjeje me një kundërshtar të lehtë do të bëhet për arsye të mosngarkesës pak ditë para përballjes me Poloninë. Lojtari më i mirë i Uzbekistanit është lojtari i Romës, i cili është huazuar te Specia, Eldor Shomurodov, i cili është edhe kapiteni i skuadrës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.