E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shkolla pa ngrohje, nxënësit e gjimnazit në Gjirokastër dalin në protestë
Lajme

Shkolla pa ngrohje, nxënësit e gjimnazit në Gjirokastër dalin në protestë

Sot, nxënësit e gjimnazit “Siri Shapllo” në Gjirokastër, kanë dalë në protestë. Konkretisht vitet e dyta dhe të para, kanë protestuar pasi nuk kanë sitëm ngrohje në klasa. Sipas nxënësve, lagështia në ambient është bërë tepër e rrezikshme, ndërsa theksojnë se këtë vit shkollor, deri tani kanë zhvilluar mësim në klasa me temperatura të ulëta.

“Lagështia ka avancuar nëpër klasa, kemi vetëm ngrohjet që kemi blerë vetë. Këtë vit është përkeqësuar. Jemi dhjetëra nxënës, të tjerët mundohen të gjejnë ambientet e ngrohta. Kushtet janë bërë shumë të vështira, ne po e bëjmë këtë për kushte më të mira. Kaldajat ndizen deri nga ora 10:00.” tha një nga nxënëset.

“Në katin e tretë shumica e klasave janë jashtë përdorimit. Mund të kenë ngelur shumë pak klasa të prekura pak ose të paprekura fare. Shumë prej nesh jemi detyruar të ndërrojmë kalsat për shkak të klagështirës. Para vitit të ri erdhën dhe rregulluan se gjendja ishte shumë keq. Por pas rregullimit, u bë akoma dhe më keq,” tha një nxënëse e kësaj shkolle.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.