Pas tërmetit shkatërrues, në Siri shpërthen kolera: Ka edhe të vdekur
Dy persona kanë vdekur nga kolera në veriperëndim të Sirisë si pasojë e tërmetit shkatërrues që goditi zonën më 6 shkurt.
Zyrtarët e OKB-së thanë se rreziku i sëmundjes po rritet mes shpërthimeve paraekzistuese të kolerës. Ata thonë se duhet të ndërmerren veprime të menjëhershme për të rivendosur ujin e pijshëm për njerëzit e rajonit dhe për të trajtuar “kërcënimin e përhapur të kolerës në Siri, veriperëndim dhe më gjerë.
Tërmeti që la më shumë se 4,000 njerëz të vdekur në zonën e kontrolluar nga rebelët pranë kufirit turk ka dëmtuar shëndetin dhe infrastrukturën ujore, duke shkaktuar frikën për një rritje të rasteve të kolerës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



