E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestohen katër policët grekë sepse torturuan shqiptarin e burgosur
Bota

Arrestohen katër policët grekë sepse torturuan shqiptarin e burgosur

Tre oficerë policie dhe shefi i tyre janë arrestuar pasi u akuzuan nga një  shqiptar i burgosur për torturë dhe fyerje të dinjitetit njerëzor.

Sipas CNN Greece, shqiptari, i cili ndodhet në burg për trafikim droge dhe grabitje, është ankuar në polici se teksa po transferohej me makinën e policisë nga Selaniku në Korydallos, katër efektivët e kanë goditur në kokë.

Në dëshminë e tij, i burgosuri bën me dije se i ka kërkuar ujë policëve, por ata nuk i dhanë.

Ai deklaroi gjithashtu se kur mbërriti në Korydallos i vendosën një helmetë në mënyrë që të mos shiheshin goditjet në kokë. 

Brenda fugonit ndodheshin njëmbëdhjetë të burgosur të cilët gjithashtu dëshmojnë se policia e ka rrahur shqiptarin

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.