E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Analiza e Al Jazeera: A do të arrijë takimi Xi-Putin të ndalojë luftën në Ukrainë!?
Lajme

Analiza e Al Jazeera: A do të arrijë takimi Xi-Putin të ndalojë luftën në Ukrainë!?

Presidenti kinez Xi Jinping do të zhvillojë sot një vizitë në Moskë, siç edhe ai e ka quajtur; një “udhëtim miqësie”, bashkëpunimi dhe paqeje.

Kjo vizitë vjen pasi Pekini zbuloi një dokument me 12 pika që bën thirrje për një armëpushim në luftën Rusi-Ukrainë dhe ditë më pas u bë ndërmjetës për qetësim të situatës mes armiqve të vjetër të Lindjes së Mesme, Arabisë Saudite dhe Iranit.

Vizita tre-ditore e Xi, e cila fillon sot, do të paraqesë bisedime kokë më kokë me presidentin rus Vladimir Putin, një njeri që udhëheqësi kinez e ka përshkruar si “mikun e tij më të mirë” dhe që tani kërkohet nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për krime lufte.

Samiti në Moskë do të jetë takimi i 40-të mes dy burrave. Vizita e Xi ,ka rritur shpresat në disa drejtime për një përparim në përfundimin e luftës në Ukrainë.

Konflikti, tashmë në vitin e tij të dytë, ka marrë dhjetëra mijëra jetë, ka detyruar miliona të largohen nga shtëpitë e tyre dhe ka shkaktuar dhimbje të gjerë ekonomike, me inflacionin në rritje në të gjithë globin.

Shpresat janë të mëdha pasi edhe nga raportimet në mediat e huaja thuhet se  Xi synon të ndjekë samitin e tij me Putinin me një takim virtual me Presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.

Nëse ndodh, biseda mes Xi dhe Zelensky do të jetë e para që kur tanket ruse kaluan kufirin e Ukrainës në shkurt të vitit të kaluar.

Pavarësisht rritjes së diplomacisë globale të Kinës, shumica e vëzhguesve thonë se vizita shtetërore e Xi-t ka të bëjë më shumë me partneritetit “pa kufij” që ai shpalli me Putinin vitin e kaluar sesa me ndërmjetësimin e paqes në Ukrainë.

Kjo sepse, si fillim, asnjëra nga palët ndërluftuese nuk duket e gatshme për t’i dhënë fund luftimeve.

“Përderisa Rusia dhe Ukraina nuk kanë shterur vullnetin e tyre për të vazhduar luftimin dhe nuk janë në kërkim të platformave për këtë konflikt, nuk është e mundur t’i jepet fund atij,” tha Bonnie Glaser, drejtore e Programit të Azisë në Fondin Marshall Gjerman.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.