E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Telefonata e fundit e bosit italian para vdekjes, mediat vendase: Dyshohet se urdhrin për vrasjen e tij e dha shqiptari
Flash

Telefonata e fundit e bosit italian para vdekjes, mediat vendase: Dyshohet se urdhrin për vrasjen e tij e dha shqiptari

Të tjera detaje kanë dalë pas vdekjes së trafikantit Italian të drogës, Francesco Vitale, i cili u gjet i pajetë në rrethana të dyshimta mëngjesin e 22 shkurtit.

Vitale u rrëzua nga kati i pestë i një pallati në rrugën Pescaglia alla Magliana në qytetin e Romës.

Mediat italiane kanë publikuar bisedën e tij të fundit përpara se të gjendej i vdekur, ku mësohet se bisedoi me bashkëshorten mbrëmjen e datës 21 shkurt, ku dhe lajmëroi vdekjen e tij.

“Dashuria ime, gjithçka ka marrë fund. Kujdesu për veten dhe për fëmijën tonë”, i tha Vitale gruas së tij në telefon.

Karabinierët dyshojnë se Vitale është shtyrë nga dritarja, ose është hedhur vetë për t’i shpëtuar rrëmbyesve që e torturuan për më shumë se dymbëdhjetë orë.

Gjithashtu mësohet se rrëmbimi i tij është kryer për një borxh të pashlyer prej 500 mijë eurosh që ai i kishte grupeve kriminale.

Ky borxh ishte për një ngarkesë kokaine që nuk ishte paguar.

Por ajo që e bën më misterioze vdekjen e italianit është fakti se rrëmbyesit kontaktuan familjen e tij edhe pas vdekjes duke i kërkuar shlyerjen e borxhit dhe shpërblimin për lirimin e tij.

Një ditë para se të vdiste, Vitale kishte shkuar nga Bari në Romë me të fejuarën e tij për të takuar personat të cilëve u detyrohej për borxhin. Megjithatë, takimi u kthye në një rrëmbim, duke e dërguar në banesën ku ai u gjet i vdekur.

Hetuesit e lidhin bisedën e fundit telefonike si një formë presioni ndaj familjes për të paguar borxhin.

Mediat italiane shkruajnë se pas vrasjes mund të fshihet krimineli shqiptar Elvis Demçe.

Kujtojmë se Demçe aktualisht ndodhet në burg për një sërë veprash penale dhe njihej si “Zot” i trafikut të drogës dhe veprimtarive të tjera kriminale në Romë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.