Fier/ 20-vjeçari kapet me armë zjarri automatik
Policia ka arrestuar sot 20-vjeçarin Emiljano Haxhiaj banues në Roskovec. I riu mbante armë zjarri automatik pa leje dhe qarkullonte në kodrat e liqenit të fshatit Kurjan. Kur ka parë policinë, i riu ka tentuar të fshehë armën e zjarrit automatike PMSH, por nuk ka mundur dot pasi është kapur në flagrancë
Shërbimet e Policisë kanë ushtuar kontroll edhe në banesën e 20-vjeçarit, ku gjetën dhe sekuestruan një sasi municioni luftarak. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



