Trump do të udhëtojë me avion privat nga Florida në New York pa pranga / Qindra agjentë të shërbimit sekret…
Ish-presidenti do të udhëtojë nga Florida me avion privat dhe do të dorëzohet te agjentët federalë.
Ndaj Trump është ngritur padi penale në lidhje me një pagesë prej 130.000 dollarësh që ylli i filmave pornografik Stormy Daniels, pretendon se ish-presidenti i ka dhënë që ajo të heshte.
Akuzat nuk janë bërë ende publike dhe një avokat i Trump tha të premten se edhe ai nuk e ka lexuar ende aktakuzën.
Trump pritet të udhëtojë me avionin e tij privat për në New York të hënën përpara se t’i dorëzohet zyrtarëve të martën.
Gjatë këtij procesi pritet të përfshihen dhjetëra apo ndoshta qindra agjentë të shërbimit sekret.
Trump nuk do të prangoset, gjë që sipas zyrtarit, vendosen zakonisht për të dyshuar që mendohet se rrezikojnë të largohen.
Seanca do të zhvillohet në orën lokale 14:15.
Avokati i Trump, Joe Tacopina, i tha për ABC News se ish-presidenti “ndoshta paraqitet në gjykatë të martën, por asgjë nuk është e sigurt”, duke shtuar se “ai nuk do të vihet në pranga”.
Siguria po koordinohet nga FBI, NYPD, Shërbimi Sekret dhe oficerët e gjykatës së New York.
Ata po përgatiten për skenarë të mundshëm që përfshijnë sulme kundër Trump, prokurorëve, anëtarëve të jurisë ose anëtarëve të publikut. Zyra e Prokurorit të Qarkut ka marrë “shumë kërcënime”, thanë burimet.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



