E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrau kunatën, Rolandi dyshohet se është shqetësuar nga të qarat e vajzës 2-vjeçare të Migenës
Lajme

Vrau kunatën, Rolandi dyshohet se është shqetësuar nga të qarat e vajzës 2-vjeçare të Migenës

Ditën e djeshme, u regjistrua një ngjarje tragjike në Shkozë të Tiranës, Roland Sinani, vrau me armë zjarri, kunatën e tij Migena Sinani, teksa ajo ishte në dhomën e gjumit të saj me vajzën 2-vjeçare. Pas ngjarjes, bëhet e ditur se Rolandi, i cili thuhet se ka qenë me probleme të shëndetit mendor, i ka dhënë fund jetës duke vrarë edhe veten në oborrin e shtëpisë. Ngjarja solli dy viktima, teksa dëshmitë e familjarëve, pra prindërve të Rolandit dhe vëllait të tij, kanë nxjerrë në dritë disa detaje të tjera.

Gëzim dhe Ikbale Sinani, prindërit e Rolandit janë shprehur para hetuesve se gjendja psikologjike e tij ka qenë e rënduar ditët e fundit. Migena, gruaja e Erjonit dhe kunatat e Rolandit, autori që e vrau, ishte nënën e vajzës dhe një djali 4 vjeçar, që në momentin e ngjarjes ka qenë në dhomën e gjumit të gjyshërve të tij. Sipas hetuesve, shkaku i tragjedisë, dyshohet të ketë qenë e qara e vajzës së vogël 2-vjeçare, e cila në ditët e fundit ka qenë e sëmurë dhe me temperaturë.

Pistoleta që u përdor për ngjarjen i është nënshtruar ekspertizës për të parë nëse pistoleta që u gjet pas shtëpisë është çuar aty pas ngjarjes nga kryefamiljari ose jo. Ndërkohë burri i së ndjerës, Migena, Erjon Sinani deklaroi para hetuesve se konfliktet me të vëllain kanë nisur në momentin që ai dhe nusja kanë të jetojnë në një shtëpi tjetër, mirëpo Rolandi nuk pranonte me argumentin se ka nevojë për përkujdesje. Erjoni me Migenën kishin nisur të mblidhnin para për të ndërtuar një shtëpi të vogël ku të jetonin me dy fëmijët e tyre, por ëndrra e tyre nuk u realizua kurrë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.