E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
61-vjeçari zhvaste para për bixhoz duke premtuar viza turistike për Britani
Flash

61-vjeçari zhvaste para për bixhoz duke premtuar viza turistike për Britani

Një 61 vjeçar i cili dyshohet se ka varësi nga lojërat e fatit, arriti të zhvaste 900 euro nga një shtetas, që mbas një njohjeje rastësore në lokal i premtoi se do ta pajiste me vize turistike britanike.

Prokuroria thotë ne shkresa se i dyshuari që u identifikua si Demir Shabani, e garantoi  qytetarin Dylber Kurti, se do ta pajiste me vize brenda tre ditëve. Në bisedë e sipër ai kërkoi që i interesuari, ti dorëzonte veç të tjerash katër fotografi, dhe një garanci prej 500 eurosh.

Më tej i dyshuari kërkoi dhe 200 euro të tjera për të tërhequr pasaportën mbasi të përfundonte procedurën. Por kur qytetarit i duhej të udhëtonte drejt Italisë , ai ju lut ti kthente dokumentin ku dhe kuptoi se aty nuk kishte asnjë vizë.

Në kulmin e konflikteve midis të dyve i dyshuari ja mbajti peng pasaportën e qytetarit disa muaj.

Prokuroria thotë se i dyshuari si mashtrues e kërkoi sërish pasaportën për ta pajisur me vizën turistike. Por dyshues kallëzuesi rrëfehet se i kërkoi faturat e aplikimit dhe njëkohësisht edhe kthimin e parave.

Tregtia për vizën turistike për vizën drejt Mbretërisë së Bashkuar, u krye në një nga lokalet pranë konsullatës, për të cilën i dyshuari premtoi se ishte ai një nga përfaqësuesit.

Mbasi nuk iu është përgjigjur telefonatave, Shabani përfundoi në polici vetëm pasi i kishte pranuar qytetarit se ishte mashtrues. Në dosje përmendet se kur ju vendosën prangat, 61-vjeçari besohet se tha të vërtetën vetëm në çastin kur u shpreh se  ka gruan sëmurë dhe është i vetmi që kujdesej për të.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.