Vrasja e biznesmenit në Shëngjin, vrasësi largohet i vetëm me motor

Ardian Nikulaj, biznesmen dhe politikan në Lezhë u ekzekutua mesditën e sotme në lokalin e tij.
Një person ende i paidentifikuar ka hyrë brenda lokalit në Shëngjin, i maskuar me jelek fosforshent dhe maskë anti-covid dhe ka qëlluar 6 herë ndaj 50-vjeçarit. Ky person ka mbërritur në vendin e ngjarjes me motor dhe është larguar nga aty me motor.
Autori është larguar i vetëm nga vendi i ngjarjes dhe këtë e tregon edhe fotoja e tij pak minuta pas ngjarjes së rëndë. Ai është larguar me një motor me targa të dyshuara greke, EPP480 por nuk dihet nëse ky motor dhe targat janë të vjedhura apo jo.
Më herët kishte raportime se autori kishte ardhur nga Shkodra dhe ishte larguar sërish drejt Shkodrës, por kjo ende nuk dihet saktësisht.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



