Akuzat për abuzim seksual/ Ish-presidenti Trump shpallet fajtor
Gjykata federale të Manhatanit shpalli këtë të martë fajtor ish-presidentin e SHBA-ve, Donald Trump, lidhur me akuzat e ngritura nga shkrimtarja E. Jean Carroll.
E. Jean Carroll pretendon se Trump ka abuzuar seksualisht me të në një dhomë zhveshjeje të një dyqani luksoz në pranverën e vitit 1996.
Gjithashtu ajo paditi Trump për shpifje në lidhje me një deklaratë të vitit 2022, ku ai mohonte akuzat e shkrimtares.
Gjykata vendosi se Trump duhet t’i paguajë Carroll gati 5 milionë dollarë dëmshpërblim.
Vendimi u mor në mënyrë unanime nga juria e përbërë nga gjashtë burra dhe tre gra.
Nga ana tjetër, Trump vazhdon t’i mohojë akuzat për abuzim seksual
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



