E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gabuan me helmin e minjëve/ Fasoneria në Bathore rrezikoi jetën e punonjësve me helmin e minjve
Lajme

Gabuan me helmin e minjëve/ Fasoneria në Bathore rrezikoi jetën e punonjësve me helmin e minjve

Mëngjesin e sotëm është raportuar se qindra punëtorët e një fasonerie janë ndier keq dhe janë detyruar të ndërpresin punën. Mësohet se ata kanë ndier këputje, të përziera dhe marrje mendsh, që janë kryesisht pasoja të një helmimi.

Arsyea e vërtetë të helmimit të punëtorëve të fasonerisë Sews Cabind Albania, që në mbërritjen e tyre në ndërmarrje, pas pak çastesh pasi kishin nisur punën. Mësohet se shkak është një pakujdesi në lidhje me një helm minjsh.

Drejtuesit e fasonerisë kanë urdhëruar të hidhet helm minjsh, për shkak se këta të fundit kishin shkaktuar dëme. Por parandaluesi i këtij brejtësi, i vendosur pa kriteret dhe pa masat e caktuara, ka shkaktuar probleme shëndetësore edhe te vetë punonjësit.

Nuk dihet saktësisht gjendja shëndetësore e të sëmurëve, por mësohet se pasi situata u bë publike, këto aparatura me helm janë hequr nga fasoneria. Në një situatë të tillë, duhet me patjetër që autoritetet të ndërhyjnë dhe të ndërmarrin veprimet e duhura ligjore, pasi është rrezikuar jeta e qindra punëtorëve.

Kësaj fabrike, që sot vuri në diskutim jetën e punonjësve të saj për amatorizmin në vendosjen e një helmi minjsh, ia ka dhënë “bekimin” rreth dy vite më parë edhe ministrja Spiropali, që përgëzonte këtë biznes dhe krenohej me vendet e punës që do të hapeshin. Sot ato vende pune mund të ktheheshin në bilanc tragjik./joq

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.