Morinë/ Shkatërrohet grupi kriminal, qëlluan me armë drejt policisë kufitare
Një grup i strukturuar kriminal i trafikut ndërkombëtar është goditur sot në Morinë gjatë operacionit “Strukturimi” mes Policisë Kufitare e DVKM Kukës dhe Policisë së Kosovës.
Policia ka vënë pranga 6 shtetas sirianë dhe algjerianë, si dhe ka shpallur në kërkim një shtetas tjetër algjerian. Sipas njoftimit të policisë bëhet me dije se pjestarët e grupit kriminal kanë qenë të pajisur me armë dhe kanë qëlluar drejt policisë së kufirit shqiptar, ndërsa policia kufitare ka qëlluar në ajër. Nga të shtënat mësohet se nuk ka të lënduar.
Grupi, i cili drejtonte rrjetin e trafikut të emigrantëve, u zbulua nga kamerat e fshehta të policisë të vendosura në kufirin Shqipëri – Kosovë.
Mbi të arrestuarit rëndojnë veprat penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



