E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mat/ Gjendet trupi i pajetë i 22-vjeçarit Valentin Nikolli
Lajme

Mat/ Gjendet trupi i pajetë i 22-vjeçarit Valentin Nikolli

Është gjetur trupi i pajetë i i 22-vjeçarit Valentin Nikolli, i cili u mbyt dje në lumin Mat.

Skuadra e polumbarëve e Repartit Special RENEA, prej mbrëmjes së djeshme u përfshi në operacionin e kërkimit për gjetjen e 22-vjeçarit, i cili u gjet rreth 60 m më poshtë vendit ku e mori rrjedha e lumit.

Valentin Nikolli u mbyt dje në lumin Mat teksa po peshkonte me dy shokët e tij, i riu u fut për tu larë por rrjedha e fortë e ka marrë me vete.

Shokët e tij kanë arritur ta shikojnë për disa minuta dhe më pas ju ka humbur nga shikimi për shkak të rrjedhjes se fortë të lumit.

“Pas kërkimeve prej disa orësh në lumin Mat, nga shërbimet e Policisë dhe skuadra e polumbarëve e Repartit Special RENEA, u bë e mundur gjetja e trupit të pajetë të shtetasit V. N., 22 vjeç, banues në Milot, i cili ditën e djeshme dyshohet se ka rënë aksidentalisht në lumë, gjatë kohës që po peshkonte me shokët e tij.”- njofton policia.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.