E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Autori që grabiti supermarketin në Vlorë, i gjendet edhe kanabis në shtëpi
Lajme

Autori që grabiti supermarketin në Vlorë, i gjendet edhe kanabis në shtëpi

Pjetro Meçaj, 22 vjeç është arrestuar sot nga Policia e Vlorës si autori i grabitjes 4 ditë më parë i një supermarketi në Vlorë.

Atij iu kontrollua banesa dhe iu gjet edhe maska dhe thika që përdori gjatë grabitjes si dhe afro 6 kg kanabis.

Policia e Vlorës njoftoi se ka vijuar intesivisht kryerjen e veprimeve hetimore për zbardhjen, identifikimin dhe kapjen e autorit i cili katër ditë më parë grabiti nën kërcënimin e thikës një supermarket në lagjen ”Hajro Çakërri”.

Falë punës së organizuar të Policisë, përfshirë kqyrjen e kamerave të supermarketit e bizneseve pranë u bë i mundur identifikimi dhe kapja prej Policisë në bashkëpunim me grupin e FNSH­-së, e Pjetro (Marian) Mecaj, 22 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit që policia ka ushtruar në katin e tretë të banesës së tij në lagjen ”10 Korriku”, i ka gjetur dhe sendet që ka përdorur për grabitjen, 3 thika, maskat, veshjet dhe kasën e vjedhur. Gjithashtu dhe 5.74 kilogram kanabis, 2 fidanë kanabis të kultivuara në vazo lulesh si dhe fara të bimës narkotike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.