Durrës/ Vëllezërit e godasin me çekiç biznesmenin dhe i dëmtojnë lokalin
Një sherr për motive të dobëta ka ndodhur në Durrës. 3 vëllezër kanë debatuar me biznesmenin e një lokali në qytetin bregdetar.
Fabian Çalliku bashkë me dy vëllezërit e tij, thyen xhamat e lokalit të biznesmenit 29-vjeçar.
Ky i fundit Myslym Rramilli pronar i lokalit, u kërcënua me armë nga vëllezërit Çalliku.
Pas ngjarjes u vunë nën hetim edhe vëllezërit e 27 vjeçarit, Xh. Ç., 32 vjeç, A. Ç., 27 vjeç.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



