E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryeministri hungarez, Orban  vizitë zyrtare në Tiranë
Lajme

Kryeministri hungarez, Orban vizitë zyrtare në Tiranë

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, ka filluar vizitën e tij zyrtare në Shqipëri. Ai u prit nga kryeministri Edi Rama përpara Kryeministrisë, dhe një ceremoni zyrtare është organizuar në nder të tij.

Orban shoqërohet nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Peter Szijjarto, dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Marton Nagy. Pas takimit, dy kryeministrat do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.

Pas takimit me Ramën, Orban do të zhvillojë një takim me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën.

Axhenda me Ramën është si vijon:

  • Ceremonia e pritjes së kryeministrit hungarez Viktor Orbán fillon në orën 9:30.
  • Nënshkrimi i marrëveshjes dypalëshe planifikohet në orën 10:30.
  • Konferenca për shtyp e dy kryeministrave do të mbahet në orën 10:40.
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.