Velipojë/ Një i moshuar humb jetën duke notuar në det
Ka humbur jetën në Velipojë, një 82-vjeçar me inicialet R. Ç.
Ky i fundit është dërguar pa shenja jete në qendrën shëndetësore të Velipojës.
Dyshohet se i moshuari ka humbur jetën për shkak të një arresti kardiak, që ka pësuar gjatë kohës që po lahej në det.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



