Vendimi/ Studentët e mjekësisë duhet të punojnë 5 vjet në Shqipëri që të marrim diplomën
Rama: Populli s’paguan taksa që mjekët të ikin që ditën e parë
Kryeministri Edi Rama ka bërë publik sot vendimin e qeverisë për studentët e mjekësisë që regjistrohen në vitin e parë, i cili u përshkruan si një format i ri i universitetit të mjekësisë. Sipas vendimit, studentët e mjekësisë do të duhet të punojnë për 5 vite pas mbarimit të studimeve për të marrë diplomën e tyre. Kryeministri theksoi se ky nuk është një kusht, por një format i ri për të garantuar se studentët e mjekësisë të jenë të angazhuar për një kohë të caktuar pas studimeve për të shërbyer popullin.
Kryeministri Rama argumentoi se mjekësia është një profesion i veçantë, i lidhur drejtpërdrejt me detyrimet e shtetit për të kujdesur për shëndetin e qytetarëve. Ai tha se në kushte kur vendet e pasura luftojnë me demografinë dhe nevojën për mjekë të kualifikuar, është e domosdoshme që studentët e mjekësisë të jenë të gatshëm për të shërbyer pas diplomimit. Kryeministri shtoi se ky vendim nuk ndryshon asgjë në drejtën e ushtrimit të profesionit, por i obligon studentët të marrin pjesë në shërbimin ndaj popullit pas diplomimit.
Rama theksoi se financimi i universitetit publik, përfshirë formimin e mjekëve të rinj, vjen nga taksat e qytetarëve. Ai po ashtu bëri dallimin midis tarifave simbolike që paguajnë studentët gjatë studimeve dhe tarifave shtesë që do të zbatohen për ata që nuk pranojnë detyrimin për shërbim pas diplomimit.
Kryeministri përfundoi se studentët e mjekësisë që regjistrohen në universitetin e mjekësisë do të duhet të pranojnë këtë kusht dhe të jenë të vetëdijshëm për obligimin e tyre për të punuar në shërbim të popullit pas mbarimit të studimeve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



