Administratori i klubit të futbollit ‘Korabi’, u arrestua për prostitucion
Gjatë ditës së sotme u arrestua në Dibër, 51-vjeçari Fehmi Meziu (Mëziu).
Ai u vu në pranga në qytetin e Peshkopisë me qëllim ekstradimin e tij drejt Italisë.
51-vjeçari rezulton i dënuar nga gjykata italiane me 13 vite burg për veprat penale organizatë kriminale dhe shfrytëzim prostitucioni.
Fehmi Meziu (Mëziu) është një emër i njohur në futbollin shqiptar, pasi investonte te klubi i futbollit Korabi në Peshkopi.
Para vitit 2016, ai mbante pozicionin e administratorit, teksa ishte president, ndonëse pa letra për shkak se aksionet e klubit zotëroheshin nga bashkia Dibër.
Drejtuesi i klubit të futbollit ‘Korabi’, pas 2016, pati një konflikt me ish-kryebashkiakun Shukri Xhelili, duke u dorëhequr nga drejtimi i klubit, për t’u rikthyer muaj më pas.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



