Berisha: Silleni “mbretin hajdut” në sallë, do të arratiset dhe ai

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas largimit të kryeministrit Edi Rama nga salla e Kuvendit ku po diskutohen raportet e opozitës dhe mazhorancës socialiste për heqjen e mandatit të deputetit Arben Ahmetaj, pas kërkesës së SPAK për arrestimin e tij.
Berisha ka kërkuar nga mazhoranca socialiste që ta thërrisnin në sallë Edi Ramën, pasi ka mundësi që edhe ai të arratiset.
Berisha: Merreni dhe silleni në sallë. Çfarë është kjo mo? Do arratiset dhe ai. Silleni mbretin. Pastor silleni mbretin hajdut. Mbreti hajdut…
Rama u larguar vetëm pak minuta pas një paralajmërim të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj që e kishte edhe për Edi Ramën, i cili sa herë që një zyrtar socialist përfundon në pranga, thotë se përgjegjësia është personale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



