Bardhi flet pas vendimit të kryesisë që vulën ta marre Sefa: Veprime qesharake, Statuti është vullnet i përbashkët

Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar me keqardhje ndaj vendimit të Kryesisë së Partisë për të kaluar vulën zyrtare në përdorim të sekretarit për çështjet ligjore dhe zgjedhore, Indrit Sefës, dhe jo sekretarit të Përgjithshëm, siç ishte parashikuar me Statutin e Partisë. Ai e konsideroi këtë veprim si një akt qesharak, pasi sipas tij, Statuti nuk mund të ndryshohet me vendim të Kryesisë, aq më pak pa kuorum të saj.
Bardhi theksoi se për ndryshimet në PD duhet të referohemi vetëm dispozitave të Statutit, dhe procedurat për administrimin e vulës sipas nenit 8 të Statutit dhe urdhrit të Kryetarit të Partisë, ndërsa dokumentimi, arkivimi, dhe protokollimi duhet të bëhen në përputhje me nenin 21 të Statutit të Partisë dhe rregullat e miratuara me udhëzimin e Sekretarit të Përgjithshëm.
Ai theksoi se Statuti është vullnet i përbashkët i rreth 7000 anëtarëve të Kuvendit Kombëtar të PD dhe se për zhvillimet në PD duhet të referohemi vetëm atij, pasi ndryshe mund të ndodhin aktet e papërshtatshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



