PASTRIME SILVIO 380 MLN për pastrimin e QSUNT nga Manastirliu me probleme
PASTRIME SILVIO merr “copën” e radhës, 380 MLN për pastrimin e QSUNT
Pastrime Silvio rezulton të jetë një ndër “peshkaqenët” e tenderave të pastrimit. Shifrat që kjo kompani ka përfituar nga institucionet publike në Shqipëri, kryesisht nga Bashkia Tiranë, kapin vlera të frikshme.

Me sa duket ka ardhur koha që Fiqiri Allmuça të mbushë përsëri xhepat e tij me një tjetër tender të dyshimtë. Bëhet fjalë për procedurën me numër reference REF-63129-03-21-2023 dhe me objekt “Shërbim pastrimi i ambienteve të jashtme, për Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Tenderi është organizuar nga Agjencia Shtetërore e Prokurimeve të Përqëndruara dhe ka si fond limit shifrën prej 38,009,074 lekë të reja pa TVSH ose rreth 450 milionë lekë të vjetra me TVSH. Por le t’i hedhim një sy dokumentacionit të tenderit.

Vihet re se në të kanë marrë tetë kompani nga të cilat njëra prej tyre ka ofruar vlerë zero. Që këtu lind dyshimi i parë se kemi të bëjmë me një tender me fitues të paracaktuar pasi nuk ka asnjë kuptim që dikush të marrë pjesë në një garë pa dhënë ofertë.

Nga ana tjetër rezulton se të paktën dy kompani kanë ofruar vlera më të ulëta sesa PASTRIME SILVIO megjithatë për habi nuk janë marrë në konsideratë, a thua se shteti shqiptar i ka paratë me thasë dhe e ka luksin të mos interesohet për ofertat me vlerë më të vogël.

Gjithsesi fituese është shpallur kompania e Allmuçës e cila ka ofruar vlerën prej 31,382,258 lekë të reja pa TVSH ose gati 380 milionë lekë të vjetra me TVSH. Nga ana tjetër nëse e krahasojmë këtë vlerë më fondin limit rezulton se është sa 83% e tij. Të gjitha këto na bëjnë të dyshojmë se fituesi i kësaj procedure ka qenë i paracaktuar që në fillim

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



