Gjykata e Posaçme rrëzon kërkesën e Alma Kaçit për masë më të butë sigurie
Gjykata e Posaçme ka refuzuar sërish kërkesën për masë më të butë sigurie ndaj Alma Kaçit.
40-vjeçarja, që u përfshi në skandalin seksual me ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, kërkoi ndryshim mase nga “arrest shtëpie” në “detyrim paraqitje”.
Kërkesa e saj u refuzua nga gjyqtarja Flora Haradinaj.
Kaçi po hetohet nga SPAK për akuzën e korrupsionit aktiv, ndërsa kërkoi hetim në gjendje të lirë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



