E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ankara/  4 të vdekur, dy prej të cilëve oficerë policie nga sulmi terrorist pranë parlamentit
Bota

Ankara/ 4 të vdekur, dy prej të cilëve oficerë policie nga sulmi terrorist pranë parlamentit

Sipas burimeve nga mediat e huaja, ky sulm është karakterizuar nga Ministria e Brendshme turke si “sulm terrorist”, sipas korrespondentit të AFP.

Ministria e Brendshme turke thotë se një kamikaz shpërtheu një mjet me eksploziv në kryeqytetin turk, duke plagosur për vdekje 2 oficerë policie.

Kamikaz dhe një tjetër sulmues ndërruan jetë gjithashtu pas sulmit.

Konkretisht, ministri i Brendshëm, Ali Gerlikaya, në një deklaratë në llogarinë e tij në rrjetet sociale, thotë: “Rreth orës 09:30 ka ndodhur një sulm me bombë nga dy terroristë të cilët kanë ardhur me një automjet para portës së hyrjes së Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë së Ministrisë së Brendshme. Njëri nga terroristët hodhi veten në erë dhe terroristi tjetër u neutralizua. Dy policë kanë humbur jetën gjatë shpërthimit. Një tjetër anëtar i yni është plagosur lehtë. I uroj heronjve tanë shërim të shpejtë. Lufta do të vazhdojë pa pushim derisa terroristi i fundit të neutralizohet”, tha ai.

Në vendngjarje kanë shkuar disa automjete policie dhe autoambulanca. Pas panikut, qarkullimi në disa rrugë është ndërprerë dhe dëgjohen zhurmat e autoambulancave që po vërshonin drejt zonës.

Mësohet gjithashtu se pas shpërthimit janë dëgjuar të shtëna armësh.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.