FOTO/ Makina me shpejtësi përplas dy të rinj tek kryeministria
Një aksident i pazakontë është regjistruar sot afër Kryeministrisë.
Mësohet se një mjet me shpejtësi ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në trotuar, duke përplasur kështu një çift të rinjsh.
Këta të fundit kanë mbetur të plagosur.


Çifti është transportuar në spitalin e Traumës, ndërsa mësohet se gjendja e vajzës është kritike.
Automjeti “Mercedes Benz”, i cili përplasi një çift të rinjsh, ka goditur fillimisht vajzën dhe më pas djalin, ndërsa bëhet me dije se e reja është transportuar në gjendje të rëndë drejt spitalit.
Po ashtu mësohet se fatmirësisht, me të ndodhur aksidenti, një mjek ka rastisur pranë dhe ka dhënë ndihmën e parë për të plagosurit.


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



