E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rakip Suli  i lumtur pas daljes nga SPAK : Erdhi dita që të japim llogari…
Lajme

Rakip Suli i lumtur pas daljes nga SPAK : Erdhi dita që të japim llogari…

Rakip Suli ‘fluturon’ nga gëzimi: Erdhi dita që të japim llogari…

Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli është ndalur në një prononcim për mediat pas daljes nga SPAK.

Ai u shpreh tepër i gëzuar që ishte thirrur nga Spak, pasi më në fund erdhi dita që secili të japë llogari para drejtësisë.

Ai theksoi se shyqyr që erdhi dita kur të gjithë të thirren para drejtësisë, ndërsa shtoi se do të shkonte në SPAK sa herë të thërritej.

“Ditë e bukur sot. Të lëmë drejtësinë që të bëjë punën e vetë sepse po jep shpresë të shqiptarët. Fati që erdhi sot kjo ditë, që çdo person të japë llogari. Më lini të bëj detyrën time, në respekt të qytetarëve. Sa herë të duan do të vij”, tha ai.

Ndaj Rakipit Sulit dhe zyrtarëve të tjerë, SPAK po kryen hetimet për disa vepra penale, siç janë “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.