E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dy anëtarët e  grupit të Shullazit lihen të lirë 7 vite pas arrestimit
Lajme

Dy anëtarët e grupit të Shullazit lihen të lirë 7 vite pas arrestimit

Endri Zela e Blerim Shullazi, pritet të dalë edhe Gilmando Dan

Dy anëtarë të grupit të Emiliano Shullazit janë liruar nga burgu 7 vite pas arrestimit si pjesë e grupit kriminal dhe për gjobëvënie.

Bëhet fjalë për Endri Zelën dhe Blerim Shullazin, të dënuar me 10 dhe 9 vite burg.

Sipas burimeve, dy anëtarët e grupit të Shullazit kanë lënë qelitë disa ditë më parë, pasi kanë përfuduar kohën e vuajtjes së dënimit.

Sipas vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, konfirmuar nga Apeli, grupi i Shullazit nuk mund të përfitonte lirim me kusht nga burgu.

Në ditët në vijim pritet të lirohet nga burgu edhe Gilmando Dani, anëtar i bandës së Shullazit.

I gjithë grupi i Shullazit u dënua me 55 vite burg në vitin 2018, ndërsa arrestimi ishte bërë i mundur në vitin 2016.

Kreu i bandës Emiliano Shullazi është dënuar me 14 vite burg në vitin 2018.

Shullazi akuzohej për tetë vepra penale që nga gjobëvënia ndaj dëshmitarit të drejtësisë Ylvi Beqja, gjobëvënia ndaj Jani Zekës, ndaj biznesmenit Kërçuku, dy episode kanosje për shkak të detyrës ndaj profesorëve Dhori Kule dhe Mynyr Koni, shkatërrim prone me eksploziv dhe drejtim i grupit.

Por Shullazit i mbetën vetëm akuzat e gjobëvënies dhe krijim të grupit të strukturuar kriminal.

Për katër anëtarët e tjerë të grupit, Gjykata ka dhënë 12 vite burg për Gilmando Danin, Indrit Qyqja 10 vite, Indrit Zela 10 vite dhe Blerim Shullazi 9 vite burg.

Në vendimin e Gjykatës theksohet se askush nga të dënuarit nuk do të përfitojë liri me kusht.

Por, ndaj Shullazit janë ngritur më vonë akuza të tjera nga SPAK-ut për vrasje, pas dëshmisë së të penduarit Luftar Reçi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.