E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
MOTI me reshje, ministri Balla: Ja kush janë qarqet më problematike!
Lajme

MOTI me reshje, ministri Balla: Ja kush janë qarqet më problematike!

Pas përkeqësimit të kushteve të motit, ku vendi është përfshirë nga reshje shiu, ndërsa zonat malore nga dëbora, ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka treguar kush janë qarqet më problematike.

Balla shprehet se Shkodra, Kukësi dhe Dibra janë qarqet më problematike për shkak të reshjeve të borës në zonat malore.

Ai shprehet se Policia Rrugore gjendet në të gjitha rrugët e vendit, për të ndërhyrë në çdo rast nevoje, si dhe apelon për kujdes të shtuar në rrugë, për përdorimin e gomave dimërore dhe të zinxhirëve në zonat ku trashësia e borës është e madhe.

Deklarata e ministrit Balla:

Për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike, pjesa më e madhe e vendit, nga mesnata e në vijim, është përfshirë nga reshje të dendura shiu dhe reshje bore në zonat malore.

Në funksion të parandalimit të ngjarjeve rrugore, si dhe të kontrollit të gjendjes së rrugëve, Drejtoria e Policisë Rrugore ka udhëzuar të gjitha strukturat e Policisë Rrugore vendore, që të patrullojnë në akse dhe të kërkojnë ndërhyrjen e enteve pronare të rrugës, në çdo rruge ku konstatohet veshtirëri për shkak të lagështirës dhe borës.

Aktualisht, qarqet më problematike për shkak të reshjeve të borës në zonat malore janë Shkodra, Kukësi dhe Dibra. Ndërkohë që shërbimet e Policisë Rrugore janë në terren, për të kontrolluar rrugët dhe përdorimin e gomave dimërore dhe zinxhirëve të gomave, nga drejtuesit e mjeteve.

Policia Rrugore gjendet në të gjitha rrugët e vendit, për të ndërhyrë në çdo rast nevoje, si dhe apelon për kujdes të shtuar në rrugë, për përdorimin e gomave dimërore dhe të zinxhirëve në zonat ku trashësia e borës është e madhe.

Për çdo problem që lidhet me lëvizshmërinë në rrugë, nevojën për ndihmë në rast avarish apo ngjarjesh rrugore, telefononi menjëherë në numrin e emergjencave 112.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.