E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/Dalin pamjet e ngacmimit seksual të 19-vjeçares në punë
Lajme

VIDEO/Dalin pamjet e ngacmimit seksual të 19-vjeçares në punë

Marash Gjoklaj “ngacmuesi serial” i vajzave është lënë në burg nga gjykata pasi në fundjavë ngacmoi seksualisht një 19-vjeçare në vendin e saj të punës.

VIDEO🎥

27-vjeçari mbrëmjen e 25 Nëntorit ka ngacmuar seksualisht një vajzë në vendin e saj të punës dhe ka tentuar të abuzojë me të. Ai ka hyrë në biznesin ku punonte vajza dhe ka nisur ta ngacmojë me fjalë. Por pas kësaj ai është larguar dhe kur është rikthyer sërish ka tentuar të abuzojë seksualisht me të.

Ai i është afruar tek banaku dhe me fjalë fyese e ka kapur për dore dhe ka tentuar ta dërgojë në magazinë duke e goditur. Gjatë kësaj kohe ai e ka dëmtuar vajzën në duar dhe e ka goditur tek pjesa e syrit të djathtë duke i shkaktuar një hematomë dhe skuqje.

Pas këtij momenti shitësja ka mundur të dalë në rrugë dhe të kërkojë ndihmë tek kalimtarët. Ajo ka deklaruar se 27-vjeçarin nuk e njeh dhe nuk e ka parë kurrë.

Pjesë nga dosja mbi dëshminë e shitëses:

Rreth orës 20:45 ai ka shkuar përsëri te dyqani dhe ka shkuar direkt te banaku ku qëndronte shitësja. I është afruar dhe i ka thënë fjalët: Do ta provosh pak k*** dhe më pas i ka kapur flokët, duke i bllokuar gojën dhe ka tentuar ta fus te pjesa tjetër e banakut, ku është magazina.

Në këto kushte ajo ka kundërshtuar dhe është përleshur me shtetasin në fjalë, ku ai më pas e ka dëmtuar te pjesa e duarve, tek kyçi i djathtë si dhe e ka goditur tek pjesa e syrit të djathtë, duke i shkaktuar një hematomë dhe skuqje kësaj shtetaseje. Pas kësaj ngjarje ajo ka arritur të dalë jashte dyqanit dhe të kërkojë ndihmë në rrugë, ndërsa ai është larguar për në drejtim të vendit të quajtur Selvia pa nxituar dhe pa asnjë problem. Në deklarimin e saj kjo shtetase shton se ajo nuk e njeh këtë person dhe nuk e ka parë kurrë si dhe kishte shenjë karakteristike pasi kishte një dëmtim tek pjesa e kokës mbrapa. Pjesa prapa kokës qe dukej si plagë e qepur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.