E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Atentati në Lezhë, autorët përdorën një mjet tip BMW me targa…
Lajme

Atentati në Lezhë, autorët përdorën një mjet tip BMW me targa…

Mbrëmjen e sotme qyteti i Lezhës është tronditur nga një ngjarje e rëndë. Eno Nikulaj është qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Ai  është djali i xhaxhait të Ardian Nikulajt, biznesmenit që u vra disa muaj më parë në Shëngjin.

Policia dyshon se ngjarja ka lidhje me motive gjakmarrjeje. Nga të dhënat e deritanishme, i riu që mbeti i plagosur nuk njihet si person problematik, ndërsa policia ka ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Automjeti ka qenë tip BMW me targa AB138HT të vjedhura. Sipas informacioneve të para  targat janë vjedhur  me 29 nentor ne Tirane.

Para paka minutash njoftohet se një makinë po digjet afer Rinasit. Nuk dihet nese ka të bejë me makinën që u përdor në atentatin mdaj  Eni Nikualjt né Lezhë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.