E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Homazhe për nder të aktorit Mirush Kabashi , Berisha: Mirush Kabashi ishte mbret në skenë, u largua si Sokrati i kësaj kohe
Lajme

Homazhe për nder të aktorit Mirush Kabashi , Berisha: Mirush Kabashi ishte mbret në skenë, u largua si Sokrati i kësaj kohe

Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi homazhe sot për nder të aktorit të shquar Mirush Kabashi. Berisha tha për gazetarët se Kabashi la një trashëgimi mahnitëse për breza dhe Apologjia e Sokratit, shënoi kulmin e tij në skenën shqiptare dhe ndërkombëtare.

“Erdha për të shprehur mirënjohjen tonë dhe admirimin e pakufishëm, gjeniun e skenës, filmit dhe teatrit, Mirush Kabashi. Për Mirushin, ka gjithnjë celebrim të asaj trashëgimie që ky lë për ne dhe brezat që vijnë. Ai vërtetë që ndahet, por ndahet duke lënë një trashëgimi mahnitëse. Ai ishte mbret në skenë, askush tjetër nuk arriti të sublimohet në interpretimet e tij në personazhet që mori përsipër.

Ai u largua si Sokrat i kësaj kohe, në sensin që me apologjinë e Sokratit shënoi kulmin e tij në skenën shqiptare dhe ndërkombëtare. Ngushëllimet më të ndjera familjes. Respektin dhe nderimin më të madh për veprën e pavdekshme të Mirush Kabashit”, tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.