E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryemadhi: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Berishën këmbanë alarmi
Lajme

Kryemadhi: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Berishën këmbanë alarmi

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi ka folur lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese si dhe qëndrimin e Bashës në këtë situatë politike.

Ajo tha se është një lloj këmbane që tregon sa të vështirë e ka drejtësia për të vijuar.

“Gjykata Kushtetuese ka lënë  një hapsirë për të vazhduar betejën Berisha. Është një lloj këmbane që tregon sa të vështirë e ka drejtësia për të vijuar me një drejtësi që e shantazhon. Dhe masa ‘detyrim paraqitje’ për Berishën është e paligjshme. Unë nuk e mendoj që imuniteti duhet që të mbrojë deputetin. Është një kauz e  mirë për opozitën, po jepet mundësia për tu bashkuar dhe për të krijuar shpresën tek populli opozitar.”, tha Kryemadhi.

Ajo foli dhe lidhur me qëndrimin e Bashës ku u shpreh se Basha do të bien ë gropën që ju ka hapur shokëve.

“Basha ka problemet e veta ligjore. Kur i bën gropën shokut bie vet. Ai do të bie më shumë pastaj.”, u shpreh ajo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.