E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FIER/ Policia sekuestron një arsenal armësh, arrestohet 30-vjeçari
Lajme

FIER/ Policia sekuestron një arsenal armësh, arrestohet 30-vjeçari

Një 30 vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, pasi u kap me një arsenal armësh. Në kuadër të operacionit të koduar “Risku” në pranga u vu shtetasi Vjoni Gjoka, i cili i kishte fshehur në një ambient armët.

Blute e Fierit thone se 30 vjecarit i eshte sekuestruar 1 mitraloz të lehtë me fishekë në fole, 20 krehra armësh zjarri pistoletë, të ndryshme; 1krëhër automatiku; 2 bomba dore por edhe pajisje te tjera.

Njoftimi i policise

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier gjejnë dhe sekuestrojnë 1 tjetër arsenal armësh zjarri.

Pas një pune të mirëfilltë hetimore, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Policisë zbuluan një vend në të cilin 30-vjeçari i arrestuar gjatë operacionit të koduar “Risku”, kishte fshehur një arsenal tjetër armësh.

Në një ambient në pronësi të këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

-1 mitraloz të lehtë me fishekë në fole;

-20 krehra armësh zjarri pistoletë, të ndryshme;

-1krëhër automatiku;

-2 bomba dore (granata difensive);

-1 sasi të madhe municioni të kalibrave të ndryshëm;

-1 sasi fishekësh pistolete, të prodhuar në mënyrë artizanale;

-1 pistoletë gjurmëlënëse;

-2 radio si të Policisë;

-3 krehra disk për mitralozë të lehtë;

-5 celularë;

-1 GPS.

Më herët, 30-vjeçarit, Policia i gjeti dhe sekuestroi 2 armë zjarri pistoleta dhe municion luftarak.

Marerialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.