E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FOTO- Goditën me grushte futbollistin e ekipit, pranga dy trajnerëve të ekipit Butrinti në Sarandë
Lajme

FOTO- Goditën me grushte futbollistin e ekipit, pranga dy trajnerëve të ekipit Butrinti në Sarandë

Dy trajnerë futbolli kanë përfunduar në prangat e policisë së Sarandës, pasi kanë goditur me grushte një lojtar 21-vjeçar, i Albi S. Policia sqaroi se riu ndodhet në spitalin e Sarandës nën kujdesin e mjekëve.

Në pranga kanë përfunduar trajnerët e ekipit Butrinti, Neritan Novi dhe Dhiogjen Muço, përkatësisht 52 dhe 45-vjeç.

Njoftimi: 

Goditën me grushte futbollistin e ekipit, gjatë ndeshjes së futbollit, vihen në pranga 2 trajnerët e këtij ekipi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë, pas marrjes së njoftimit se një futbollist ishte goditur me grushte, gjatë një ndeshjeje, menjëherë kanë nisur punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi A. S., 21 vjeç (futbollist) ishte goditur me grushte, gjatë një ndeshjeje futbolli, nga 2 trajnerët e ekipit të futbollit në të cilin ai ishte pjesë.

Aktualisht 21-vjeçari ndodhet në spitalin e Sarandës, në kujdesin e mjekëve.

Në përfundim të veprimeve për këtë rast u bë ndalimi i shtetasve N. N., 52 vjeç (trajner i parë) dhe Dh. M., 45 vjeç (trajner altlet), për veprën penale “Goditja e sportistit, trajnerit, arbitrit ose ndërmjetësit sportiv”, kryer në bashkëpunim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Albi Selimaj
Diogjen Muca
Neritan Novi
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.