E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pezë Helmës/ Vëllezërit rrahin fqinjin për pronën
Lajme

Pezë Helmës/ Vëllezërit rrahin fqinjin për pronën

Këtë të dielë është parandaluar përshkallëzimi i një konflikti, për motive pronësie, mes 3 fqinjëve.

Dy vëllezërit me iniciale Xh. N., 38 vjeç dhe I. N., 33 vjeç janë konfliktuar dhe kanë kanosur për motive pronësie, fqinjin e tyre J. C.

Pas njoftimit për dhunën e ushtruar, policia ka arrestuar 38-vjeçarin dhe ka proceduar në gjendje të lirë 33 vjeçarin. Dy vëllezërit janë banues në Pezë Helmës.

Gjatë kontrollit të banesës së 38-vjeçarit, blutë kanë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri automatik dhe sasi municion luftarak.

“Finalizohet operacioni policor i koduar “Prevention”, për parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale.

Falë ndërhyrjes në kohë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, parandalohet përshkallëzimi i një konflikti, për motive pronësie, mes 3 shtetasve.

Dhunuan për motive pronësie, fqinjin e tyre, vihet në pranga një 38-vjeçar dhe procedohet në gjendje të lirë vëllai i tij.

Sekuestrohen 1 armë zjarri automatik dhe sasi municioni luftarak, të gjetura në banesën e 38-vjeçarit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas marrjes së njoftimit se dy vëllezër kishin dhunuar fqinjin e tyre, për motive pronësie, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Prevention”, për parandalimin e përshkallëzimt të konfliktit.

Gjatë këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit Xh. N., 38 vjeç, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi I. N., 33 vjeç, të dy banues në Pezë Helmës.

Këta dy shtetas janë konfliktuar dhe kanë kanosur për motive pronësie, fqinjin e tyre, shtetasin J. C.

Gjatë kontrollit të banesës së 38-vjeçarit të arrestuar, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 1 armë zjarri automatik dhe sasi municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.