E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Policia del me njoftim për vrasjen e ish-policit: Një grup i posaçëm po punon për kapjen e autorëve
Lajme

Policia del me njoftim për vrasjen e ish-policit: Një grup i posaçëm po punon për kapjen e autorëve

Policia e Shtetit ka reaguar pas vrasjes së ish policit të burgjeve Gentjan Bejtja që u ekzekutua pasditen e sotme në shtëpinë e tij në Larushkë të Fushë Krujës.

Bejtja i ka shpëtuar më herët tre atentateve, ndërsa atentati i sotëm i mori jetën.

Persona ende të panjohur kanë ekzekutuar Betjan në oborrin e banesës së tij, ndërsa pak minuta më vonë u gjet dhe një makinë e djegur.

‘Më datë 15.03.2024, në fshatin Larushk, Krujë, nga persona ende të paidentifikuar është vrarë me armë zjarri shtetasi G. B.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar’, njofton policia.

Gentian Bejtja, ish-polic burgjesh, i cili u ekzekutua me armë zjarri këtë të premte, ka qenë disa herë në shënjestër të atentateve. Më 4 korrik të vitit të shkuar, ndaj Bejtjes u organizua një tjetër atentat ku mbeti i vrarë vëllai i bashkëshortes së tij, Ramazan Sino, dhe iu plagosën dy fëmijët e tij, 13 dhe 8 vjeç.

Në 9 janar të vitit 2022 Gentian Bejtja ish-polic burgu, i shpëtoi një atentati me breshëri kallashnikovi, në afërsi të Niklës në Fushë-Krujë, por u plagos në krah miku i tij 31 vjeçar Klodian Stafuka, i cili ndodhej me të në të njëjtën makinë gjatë momentit kur ndaluan mjetin për ta furnizuar me karburant. Në shtator të vitit 2016, ndaj tij u bë një atentat me tritol.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.