E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Macron çon Francën  në zgjedhje të parakohshme/ Le Pen: Gati të marrim pushtetin
Bota

Macron çon Francën në zgjedhje të parakohshme/ Le Pen: Gati të marrim pushtetin

Marine Le Pen, udhëheqësja e ekstremit të djathtë në Francë, ka përshëndetur vendimin e presidentit Emmanuel Macron për të thirrur zgjedhje të parakohshme.

“Ky votim historik tregon se kur njerëzit votojnë, njerëzit fitojnë. Ne jemi gati të marrim pushtetin nëse francezët na japin besimin e tyre në zgjedhjet e ardhshme kombëtare.

Ne jemi të gatshëm të ushtrojmë pushtetin, t’i japim fund migrimit masiv, t’i japim përparësi fuqisë blerëse, të gatshëm për ta bërë Francën të jetojë përsëri,” theksoi ajo.

Presidenti Macron ka njoftuar përmes një deklarate se po shpërndan Asamblenë Kombëtare dhe do të thërrasë zgjedhje të parakoshme më 30 qershor dhe 7 korrik.

“Kam vendosur t’ju kthej zgjedhjen e së ardhmes sonë parlamentare përmes votimit. Prandaj po shpërndaj Asamblenë Kombëtare. Votimi do të bëhet në dy raunde më 30 qershor dhe 7 korrik”, tha Macron.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.