E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Mogherini: BE nuk do ta njohë Jerusalemin kryeqytet të Izraelit
Bota

Mogherini: BE nuk do ta njohë Jerusalemin kryeqytet të Izraelit

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, tha se ka “unitet të plotë brenda BE-së” në mbështetje të Jerusalemit edhe si kryeqytet i Izraelit, edhe si kryeqytet i shtetit të ardhshëm palestinez.

Mogherini tha se vendet anëtare të bllokut nuk do ta njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit përpara statusit final me marrëveshjen e paqes.

Ajo i bëri këto komente pas takimit me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, në Bruksel, i cili u bëri thirrje vendeve të BE-së të ndjekin shembullin e Shteteve të Bashkuara.

Javën e kaluar, presidenti amerikan, Donald Trump, e ka njohur Jerusalemin kryeqytet të Izraelit, duke shkaktuar kritika ndërkombëtare.

Mogherini tha se BE do të vazhdojë të njohë “konsenusin ndërkombëtar” mbi Jerusalemin.

“Ju e dini qëndrimin e Bashkimit Evropian. Ne mendojmë se zgjidhja e vetme reale për konfliktin midis Izraelit dhe palestinezëve bazohet në dy shtete dhe me Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit dhe të Palestinës”, tha Mogherini.

Jerusalemi është pika më e nxehtë e konfliktit izraelito-palestinez.

Palestinezët e konsiderojnë atë si kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm.

Izraeli, ndërkaq, e ka pushtuar Jerusalemin Lindor në luftën e vitit 1967 dhe pretendon se i gjithë qyteti është kryeqytet i tij.

Megjithatë, sovraniteti i Izraelit mbi Jerusalemin nuk është njohur kurrë ndërkombëtarisht dhe të gjitha vendet i kanë ambasadat e tyre në Tel Aviv.

Trump ka thënë se do ta zhvendosë edhe ambasadën amerikane në Jerusalem

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.