Rrumbullaku mbledh strukturat drejtuese/ Zbulohen porositë
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka zhvilluar një takim me strukturat drejtuese të 12 drejtorive vendore në qarqe.
Mësohet se Rrumbullaku ka kërkuar përmirësimin e standardit të shërbimit policor, veçanërisht në kulmin e sezonit turistik.
Ai ka theksuar se duhet të forcohen dhe përmirësohen shërbimet në terren për të përballuar numrin e shtuar të turistëve, për të rritur cilësinë e shërbimit ndaj tyre.
Gjithashtu, kreu i Policisë së Shtetit kërkoi nga drejtuesit vendorë të policisë marrjen e masave për parandalimin dhe goditjen e kriminalitetit, me një fokus të veçantë te lufta ndaj kultivimit të bimëve narkotike dhe vendosja përpara drejtësisë e personave në kërkim.
Ky takim vjen pas urdhrit të ministrit të Brendshëm, Taulant Balla për anulimin e pushimeve verore për Policinë e Shtetit.
Vendimi është marrë në kuadër të mbarëvajtjes dhe sigurimit kushteve të sezonit turistik.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



