Meta mbështet idenë e Berishës për qeveri teknike pa Ramën
“Vendi ka nevojë për qeveri teknike, jam shumë i bindur që do ta fitojmë këtë betejë sepse udhëhiqemi nga interesi kombëtar, parimet tona janë shumë të drejta dhe të shëndetshme, kanë të bëjnë me rikthimin e sovranitetit tek populli shqiptar. Na mbetet të organizohemi shumë herë më fuqishëm në të gjithë drejtimet, për të imponuar këtë kërkesë të drejtë”, tha Meta.
Ilir Meta tregoi arsyet pse qytetarët, sipas tij, ishin të shumtë në protestë, teksa shtoi se 1 mln banorë “janë përzënë nga Rama”.
Ai theksoi se “jemi të parët në Evropë për korrupsionin, varfërinë, për pagat më të ulta e pensionet skandaloze, për numrin më të madh të të burgosurve brenda dhe jashtë vendit në raport me popullsisë.”
Meta: Berisha është kthyer në një simbol të opozitarizmit të pandalshëm, të përditshëm, të përnatshëm, falë izolimit kriminal nga Rama me veglat e tij në SPAK i kanë bërë liderit demokrat. Kjo sepse ka denoncuar aferat kriminale të Ramës në Kuvend.
Arsyet pse qytetarët ishin të shumtë në një ditë aq të nxehtë është për faktin se 1 mln prej tyre janë përzënë nga Rama përmes spastrimit etnik nxitur nga Beogradi.
Jemi të parët në Evropë për korrupsionin, varfërinë, për pagat më të ulta e pensionet skandaloze, për numrin më të madh të të burgosurve brenda dhe jashtë vendit në raport me popullsisë.
Ky bandit ka inkriminuar një pjesë të madhe të popullsisë. Narkotrafikanti vazhdon dhe qeverisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



