E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aksidenti/  Makinat përplasen “kokë më kokë”! Mjetet përfundojnë të përmbysura në parkingun e lokalit, dëmtohen 8 të tjera
Lajme

Aksidenti/ Makinat përplasen “kokë më kokë”! Mjetet përfundojnë të përmbysura në parkingun e lokalit, dëmtohen 8 të tjera

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lezhë-Laç, në afërsi të kryqëzimit të Spitenit.

aksident-1

Raportohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, me një prej tyre që ka përfunduar e përmbysur në parkingun e një lokali, duke dëmtuar 8 mjete të parkuara.

Sipas të dhënave nga vendngjarja, një person ka mbetur i plagosur dhe është dërguar drejt spitalit të Lezhës, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Sakaq, policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.