E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Prokurori i Tiranës që kaloi vetingun, Ndini Tavani nuk pranohet në SPAK, a duhet shkarkuar?!
Lajme

Prokurori i Tiranës që kaloi vetingun, Ndini Tavani nuk pranohet në SPAK, a duhet shkarkuar?!

Këshilli i Lartë i Prokurorisë mblidhet sot për emërimin në detyrë të dy prokurorëve të SPAK, emërime që plotësojnë organikën e parashikuar të 20 prokurorëve në këtë strukturë.

Sipas renditjes së bërë nga KLP, dy kandidatët me më shumë pikë ishin Anita Jella dhe Ndini Tavani.

Pas publikimit të rendit të ditës për mbledhjen e së mërkurës, Tavani u njoh me faktin se ishte skualifikuar nga gara dhe se Këshillit do t’i shkonte për miratim emri i prokurorit Bledar Maksuti, i renditur poshtë tij.

Skualifikimi i Tavanit është bërë nga një Komision i Posaçëm për verifikimin e figurës, që përbëhet nga 2 prokurorë të SPAK, një gjyqtar i GJKKO, një punonjës financiar i SPAK dhe një agjent i BKH, ndërkohë që me herët KPA e ka konfirmuar në detyrë prokurorin Tavani.

I gjendur në kushtet kur nuk ka pasur asnjë informacion ndaj ecurisë së procesit ndaj tij, ndonëse ka bërë tre kërkesa me shkrim, sot Tavani i ka bërë një kërkesë KLP që të pezullojë mbledhjen e sotme dhe të rivendosë të drejtën e shkelur ndaj tij për një proces të rregullt ligjor.

Image

Pas refuzimit nga SPAK-u, a duhet shkarkuar Ndini Tavani?

Pas refuzimit nga SPAK-u, a duhet shkarkuar Ndini Tavani?

Ndini Tavani

Prokurori Ndini Tavani garoi për vendin vakant në SPAK, pra nga prokuroria e kryeqytetit, për të marrë rolin e prokurorit në SPAK.

Por ajo që ndodhi ishte e papritur. Ndini Tavani nuk e mori detyrën, nuk u pranua në SPAK. Kjo pas një procesi të verifikimit të figurës që i bëhet në një strukturë të posaçme që bëhet në këtë institucion.

Ndini Tavani mësohet se e ka kaluar më parë vetingun, ndërsa tani nga SPAK-u nuk pranohet, edhe pse KLP e ka zgjedhur.

Tashmë që SPAK-u ka bërë verifikimin e tij, Ndini Tavani a duhet të qëndrojë më në detyrë?

Pra, a është i ndershëm dhe profesionalisht në rregull sipas vetingut, letrat që ka ndjekur kjo procedurë apo është njeri me probleme të cilat vetingu nuk ka mundur t’i zbardhë, por janë gjetjet e bëra nga struktura që funksionon brenda SPAK-ut për vlerësimin e figurës së prokurorit.

Pyetja është e thjeshtë: Si mundet të kalosh vetingun dhe më pas të mos merresh në detyrë pas një vlerësimi të SPAK-ut?

Do të thotë ose vetingun e ke gënjyer dhe e ke kaluar në mënyrë të padrejtë me hallka dhe kleçka problematike dhe korruptive që tashmë për vetingun janë denoncuar masivisht ose vlerësimi që bën SPAK-u, pra, struktura që bën vlerësimin e figurës pranë kësaj Prokurorie, është e pasaktë.

Të dyja nuk mund të qëndrojnë. Çka do të thotë pas vlerësimit nga SPAK-u se figura e Ndini Tavanit nuk përmbush të gjitha kriteret për të qenë prokurori i SPAK-ut pas votimit në KLP bën që ky i fundit të largohet minimalisht nga sistemi i drejtësisë.

Sepse kur nuk pranohet nga SPAK-u, pse duhet të vazhdojë detyrën në një prokurori tjetër. Ku ndryshon prokurori i SPAK-u me një prokuror në Tiranë?

Pse ai i Tiranës duhet të jetë një figurë jodinjitoze, mund të jetë dhe abuziv dhe në shkelje të ligjit e kështu me radhë.

Megjithëse Ndini Tavani ka qenë një prokuror i vlerësuar, prej kohësh është kthyer në një marifetçi marrëveshjesh, zgjatje hetimesh, duke mos u dhënë drejtësinë e duhur qytetarëve, duke mbyllur dosje, duke lënë disa të flenë thjesht dhe vetëm për interesa të tij apo të të tretëve dhe mesa duket struktura brenda SPAK-ut që ka bërë vlerësimin e figurës këtë e ka zbuluar dhe tashmë ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e Ndinit Tavanit a duhet apo s’duhet të jetë më prokuror dikush që ka kaluar vetingun, por nuk pranohet në detyrë nga një strukturë tjetër.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.