E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryeprokurori, ja emri favorit, lidhjet me SHBA
Lajme

Kryeprokurori, ja emri favorit, lidhjet me SHBA

Në një lidhje për emisionin “Repolitix”, gazetari Doçi tha se kandidatja Arta Marku është kandidatja më favorite për të marrë postin e Kryeprokurotit të Përkohshëm, ndërsa deklaron një pasuri të natyrshme dhe normale, me tre pasuri të paluajtshme dhe dy apartamente banimi.

Arta Marku ka bashkëpunuar ngushtë me misionin e SHBA në Tiranë, OPDAT, gjatë 7 viteve të fundit. OPDAT asiston autoritetet shqiptare për hartimin dhe zbatimin e Reformës në Drejtësi.

Kjo reformë mban vulën e OPDAT dhe EURALIUS.

Në vitin 2011, ka kryer një vizitë 3-javore në SHBA, me shpenzimet e OPDAT.

Në 2014, ka marrë pjesë në të gjitha takimet e OPDAT për drejtësinë, ku ka përfituar edhe një pagesë  21 084 lekë. Nuk duhet të harrojmë se amerikanët presin arrestimin e peshqve të mëdhenj të krimit dhe korrupsionit.

Pasuria

Shtëpi banimi në bashkëpronësi me prindërit, me sipërfaqe 55 m2, pjesa 1/3. Depozitë 2 milionë lekë. 2003.

Apartament banimi me sipërfaqe 103 m2, me vlerë 5 000 000 lekë. Kredi 67 milionë lekë. 2007

Apartament me sipërfaqe 60 m2, privatizim i banesës shtetërore, pjesë 25 %.

Kredi për blerje pajisjesh për shtëpi, 153 600 lekë.

Kredi për shtëpi, 2 700 000 lekë, 440 824 shuma e shlyer, detyrimi i mbetur 2 483 276 lekë.

Kredi afatgjatë për shtëpi, mbyllur kredia, 2 507 128 lekë.

Paga si prokurore, 1 238 813 lekë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.