U penguan nga garda, flasin deputetët e opozitës: Jemi duke shkuar tek mosbindja civile

Deputetët e opozitës kanë bllokuar 5 hyrjet e Kuvendit.
Deputetët e PD shkuan herët sot në kuvend për të hyrë në seancë por kanë gjetur përballë gardën që i ka ndaluar hyrjen brenda.
Sot po ashtu hyn në fuqi vendimi i sekretariatit të etikës që përjashton 24 deputetët e PD-së nga aktiviteti parlamanetar si masë ndëshkimore për djegien e karrigeve, kaosin dhe hedhjen e këmbës së karrigeve dhe sende të tjera drejt kryetares së Kuvendit dhe ministrave në seancën parlamentare të 30 shtatorit 2024.
Parlamenti do të mblidhet sot në orën 10:00 në një seancë plenare e cila pritet të mos jetë normale për shkak të aksionit opozitar që Partia Demokratike ka marrë pas dënimit dhe burgosjes me 1 vit të Ervis Salianjit me vendim të formës së prerë të Gjykatës së Apelit për akuzën e ‘kallëzimit të rremë’.
Gjekamarkaj: Po dha urdhër partia këtu nuk ka më shtet. Ka një parti që pretendon se është shtet dhe shteti parti. Ne do rezistojmë, do bëjmë gjithçka që kemi fuqi për ta bërë pa denatyruar vetveten, pa dalë jashtë logjikës demokratike, por duke shkuar tek mosbindja civile
Çdo mundësi që na hap rrugë ndërgjegjia për ti shërbyer këtij vendi ne do ta shfrytëzojmë.
Flamur
Noka: Tmerri ka Edi Rama nga opozita dhe fjala e lirë. Dy fjalë edhe për këta opozitarët e opozitës, si raca më e ndyrë e njerëzimit. Shikoni këto pastaj dilni flisni. Bunkerizohet parlamenti që të mos lejohen të futen përfaqësuesit e popullit. Shihni këtë pamje dhe pastaj flisni për demokraci.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



