E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kulluri i mbyll derën Berishës dhe Bashës për bashkëpunim me partinë e re “Djathas 1912”
Lajme

Kulluri i mbyll derën Berishës dhe Bashës për bashkëpunim me partinë e re “Djathas 1912”

Edvin Kulluri, një prej themeluesve të forcës më të re politike “Djathtas 1912” ka treguar vijat e kuqe me partitë e tjera.

Ai thotë se janë të hapur për bashkëpunim, por sa i takon Lulzim Bashës shprehet se nuk ulen në diskutime me parti imagjinare.

Kulluri tha gjithashtu se Basha diku bën diplomatin në Këshillin e Europës, e diku analistin nëpër media.

Ai tregon se vetëm nëse Basha heq dorë nga përballja në gjykata për vulën e PD dhe krijon një parti, do ulen të diskutojnë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

“Bën diku diplomantin në Këshillin e Europës, diku analistin, kur të kenë një subjekt do ulemi të flasim ca na bashkon ca na ndan. Jo me parti imagjinare, nëse do e bëjnë parti dhe do heqin dorë nga qëndrimi jashtë dyerve të gjykatave, do bashkëpunojmë me këdo”, u shpreh deputeti.

Kulluri i vë kushte  edhe bashkëpunimit me PD. Pa Berishën kryeministër do ulemi të diskutojmë, ky është kusht i panegociueshëm, pastaj nëse këta duan të vazhdojnë aleancën e kullave, amnistinë kundër SPAK, aleancën e listave të mbyllura, ta vazhdojnë, por do rreshtojnë shqiptarët kundër tyre”, vijoi Kulluri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.