E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ndahet nga jeta Fethullah Gylen, “armiku i betuar” i Erdogan
Lajme

Ndahet nga jeta Fethullah Gylen, “armiku i betuar” i Erdogan

Fetullah Gylen , armiku i betuar i Rexhep Tajip Erdogan ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare në SHBA .

Fethullah Gylen ishte një ish-imam dhe një figurë e rëndësishme politike në Turqi, themelues i lëvizjes Hizmet (që do të thotë “shërbim” në turqisht) dhe jetoi në mërgim të vetë-imponuar në Pensilvani , SHBA .

Gulen ka qenë më parë një aleat i Erdoganit, por marrëdhëniet midis dy tyre u përkeqësuan në vitin 2013 kur Erdogan akuzoi Gulenin për nxitjen e hetimeve të korrupsionit, të cilat synonin dhe implikonin dhjetëra zyrtarë të qeverisë dhe partisë në pushtet. Gulen ishte në krye të listës së më të kërkuarve të Turqisë me akuzat për drejtimin e një organizate terroriste dhe mësoi një version të butë të Islamit që beson në shkencë, dialogun ndërfetar dhe demokracinë shumëpartiake.

Ai kishte filluar një dialog me fetë e tjera, me Vatikanin, si dhe me organizatat hebraike dhe ishte kreu i lëvizjes Gylen e cila promovon dialogun social për të ardhmen e Turqisë dhe Shtetit Turk dhe shihet nga Perëndimi si promovues i një tolerance.

Lëvizja Gulen ka qindra shkolla në Turqi dhe vende të tjera dhe më parë është akuzuar për infiltrim dhe ndikim në policinë turke. Lëvizja e Gylenit është përshkruar si “Islam i moderuar” dhe vetë Gylen dhe ndjekësit e tij përdorin strukturat e tregut dhe teknologjisë dhe janë përdorues aktivë të mediave sociale, teknologjive dixhitale dhe marrëdhënieve me publikun. Brenda Turqisë lëvizja mban distancë nga partitë politike islame të themeluara.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.