E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Blushi dhe deputetët e PL-së letër Ilir Prodës: Duam informacion për arrestimin e Metës!
Lajme

Blushi dhe deputetët e PL-së letër Ilir Prodës: Duam informacion për arrestimin e Metës!

Deputetët e Partisë së Lirisë dhe sekretari i Përgjithshëm i kësaj force Tedi Blushi i kanë dërguar një kërkesë drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës, me anë të së cilës kërkohet informacion për arrestimin e Ilir Metës.

Burime për mediat bëjnë me dije se Prodës i është lënë afat për përgjigje deri më datë 7 nëntor dhe më pas do të depozitohet kallëzim penal. Ish- presidenti Ilir Meta, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë u arrestua me urdhër të SPAK për veprat penale të korrupsionit, pastrimit të parave dhe mosdeklarimit të pasurisë. Nën hetim për të njëjtat akuza është edhe deputetja Monika Kryemadhi, bashkëshorte dhe bashkëpunëtore e Ilir Metës me të cilin ndodhet aktualisht në proces divorci. Gjykata ka vendosur masën e “detyrimit për paraqitje” para oficerëve të Policisë Gjyqësore për Kryemadhin dhe për ish-zyrtarin Pirro Xhixho, i akuzuar gjithashtu për korrupsion pasiv si dhe masën e detyrimit për paraqitje për Ema Çokun, e akuzuar për pastrim të produkteve të veprës penale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.