Goditet ambasada e Shqipërisë në Kiev nga raketa ruse
Një seri sulmesh ajrore nga Rusia tronditën Kievin të premten në mëngjes, duke shkaktuar dëme të shumta në disa zona të kryeqytetit ukrainas.
“Si pasojë e këtyre sulmeve, u dëmtuan pjesërisht fasada e jashtme dhe disa hapësira brenda godinës së ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Kiev dhe ambasadave të pesë vendeve të tjera, duke vënë në rrezik jetën e personelit diplomatik. Raportohet vetëm për dëme materiale”, njoftoi Ministria e Jashtme.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dënon “pa asnjë mëdyshje këto sulme brutale”.
Pamje të ambienteve të brendshme të ambasadës së RSH në Kiev, publikuar nga Ministria e Jashtme
“Ky akt i pakuptimtë është një sulm ndaj themeleve të vetë diplomacisë ndërkombëtare. Mbrojtja e personelit diplomatik dhe paprekshmëria e misioneve janë parime të panegociueshme që duhet të respektohen dhe të zbatohen plotësisht”, thuhet më tej në njoftimin e ministrisë.










Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



